Water EX Cream është një krem super zbutës dhe hidratues në fomë xheli (gel) që rikthen zbutjen dhe hidratimin e lëkurës tuaj. Ky produkt është pothuajse transparent dhe me teksturë të lehtë dhe i përqëndruar. Nuk ka aromë të mirëfilltë por vetëm pak ndjesi freskuese.
Në përmbajtje të saj ka moringa ekstrakt (moringa exctract) dhe algat e borës (snow algae) që i japin lëkurës hidratim dhe zbutje përgjatë gjithë kohës, madje edhe në dimrin më të acartë, ku kremrat me teksturë të lehtë nuk konsiderohen si opsion.
Kremi përthithet menjëherë në lëkurë dhe nuk e lë atë të yndyrshme ose me shumë shkëlqim. Përpos kësaj ai mund të përdoret edhe si bazë make-upi, si krem dite dhe nate. Jo vetëm për fytyrën por edhe për qafën dhe dekoltenë.
Reviews
There are no reviews yet.