Për Shqipërinë transporti është FALAS për porosi mbi 5000 lekë!

Mini Cart

MIZON GOODBYE BLEMISH SOOTHING GEL CREAM – 55 ml

Lëkura mikse, lëkura të yndyrshme ose me akne?! Ne e dimë se sa e vështirë mund të jetë të gjesh hidratuesin tënd të përsosur, por mos ki frikë. Mizon i ka shtuar linjës së saj Goodbye Blemish këtë xhel hidratues jo-komedogjen, të lehtë, që përthithet shpejt, që është i përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme.

• Qetëson dhe përthan aknet
• Balancon yndyrën e tepërt
• Nuk bllokon poret
• I përshtatshëm edhe për lëkurë sensitive

Description

Goodbye Blemish Soothing Gel Cream është i formuluar posaçërisht për të zbutur irritimin dhe parehatinë që shpesh vijnë me shpërthimet e puçrrave, duke ndihmuar në ribalancimin e lëkurës dhe për të siguruar një shtresë hidratimi. Dëshironi një këshillë profesionale? Mbajeni në frigorifer për ta vendosur në lëkurë të ftohtë. Struktura e tij xhel ndihet super e freskët në lëkurë, veçanërisht nëse jeni duke përjetuar acarim të shkaktuar nga puçrrat, dielli ose thjesht nga stili juaj stresues i jetesës (ne e dimë se si shkon!).

Formula e tij përmban niacinamide dhe pro-vitaminë B5 (panthenol), të cilat janë perfekte për të parandaluar shfaqjen e pikave të zeza, për të ndriçuar lëkurën dhe për të forcuar barrierën e saj. Është gjithashtu i formuluar me BHA (acid salicilik), ekstrakt i pemës së çajit – i cili ka veti antibakteriale që ndihmojnë në balancimin e prodhimit të sebumit – dhe lupeol, i cili ndihmon në reduktimin e inflamacionit. Na pëlqen fakti që përmban gjithashtu argininë për të hidratuar lëkurën dhe për të nxitur qarkullimin e qelizave.

Ky xhel kremi balancues është një shtesë e shkëlqyeshme për çdo tipologji lëkure të prirur ndaj akneve.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “MIZON GOODBYE BLEMISH SOOTHING GEL CREAM – 55 ml”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

    Emri (required)

    Emaili (required)

    Subjekti

    Mesazhi

    dir.topmillion.net